Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Derjan Teliti i ftuar në një emision televiziv ka folur për garën në Bashkinë e Tiranës.
Teliti deklaroi se gara reale është mes Binajt dhe Manastirliut. Sa i përket Arlind Qorit nga Lëvizja “Bashkë”, Teliti tha se nuk e konsideron në garë.
Demokrati tha se Qori e ka matur njëherë forcën e tij në vitin 2023 dhe në këtpo zgjedhje do të shërbejë vetëm për t’i hequr disa vota mazhorancës.
“Gara reale është mes dy individëve, nuk e konsideroj Qorin. Këta kanë dalë se janë ekstrem i majtë, janë disa vota të pakënaqurish të mazhorancën socialiste të cilët lehtësisht kësaj radhe mund të ishin të alokueshme drejt një figure neutrale, futet një barrierë në mes që do funksinojë si një magnet që është shërbim për Edi Ramën. Nëse kishin dalë me kandidaturë tjetër do thosha gara ka 3 kandidatë. Qori ka qenë edhe në 2023 në garë, i mati forcat e veta, tani thotë do bëjmë namin. Në këtë situatë unë e vlerësoj që do funksionojë si magnet për disa vota që do ikin nga mazhoranca. Ne dolën mbi veten tonë duke mos nxjerrë një kandidat politik për interesin e përbashkët, ne besojmë se do ketë një tufë votash që janë lehtësisht të thithshme nga Binaj, por del ky magneti. Për mua kandidati i Qorit është vetëm magnet”, tha Teliti.
“Nuk është në garë, po i shërben Ramës”, Teliti shpërfill Qorin: Është magnet për të shpërndarë votat e majta
