Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrau me thikë vizitorin për një kalë, arrestohet autori 62-vjeçar në Berat
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, 62-vjeçarin Kristo Mema alias Konstandin Hoxha. Ai u gjet nga forcat e rendit te “Shpella e Memecit” pranë Kishës përballë Urës së Goricës. Mema vrau me thikë sot, një vizitor në Kalanë e Beratit pas një sherri banal. Autori posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç. Ky i fundit bëri fjalë me autorin për fotot me kalin, teksa Mema nxori thikën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh, policia bëri të mundur arrestimin e tij në vendin ku ishte fshehur.