Ilir DAKO
Kryeministri shqiptar është rëndë. Këtë gjëndje e transmenton gjithandej, nga një takim në një takim. I acaruar, i pakthjellët, i mërzitur dhe i paqartë në mesazhet që përcjell sa herë del në publik.
Qeveria e drejtuar prej tij është si ajo karroca që i ka lëshuar frerët dhe po ecën drejt humnerës me një shpejtësi të skëtershme. Nga fillimi i 2025, ku skandalet, arrestimet dhe problemet korruptive e kanë gërryer thellësisht qeverisjen e tij, shihet qartë se karrocieri i ka lëshuar frerët e karrocës qeveritare e cila po ecën një rrugë pa krye. Sulejmani i madhërishëm siç kja dëshirë të drejtohet zëvendësja e tij Balluku, ka hequr dorë nga drejtimi, duke ja besuar këtë rol të apasionuarës të Ezelit.
Një telegram nga SPAK për sultaneshën Hyrrem, duket se ka tronditur në themel perandorinë e piktorit. Tradhtia e radhës e ka emrin Belindë, e cila nuk zuri mend nga paraardhësit e saj dhe ju fut bahçes të shtetit duke ngrënë gjithë plantancionin me kumbulla pas shpinës së Sulejmanit Ramë.
Gjëma e qeverisë nuk ja prishi terezinë sulltranit që me qetësinë më të madhe deklaroi se nuk është puna e tij drejtësia Sulltanesha Hyrem alias Balluku duhet të mbajë vetë përgjegjësinë, për shkatërrimin e plantancionit. Pas kurrizit mund të vidhet kushdo jo më Sulejmani Ram që po i jep mend gjithë botës. Pas talljes së Presidentit Trump dhe refuzimit për të qenë kryeministër i mbretërisë Britanike, Sulejmani Ram refuzoi të komentonte vjedhjet e sulltaneshës Hyrrem alias Bela. Sa u kthye si mysafir në vendin e tij nisi sulmet ndaj pretendentit të kënetës për kreun e Tiranës. Në një takim nga ato me jeniçerët e tij, Sulejmani Ram lëshoi një nga ato shakatë e kripura si të Duçes dhe përbuzi aktorin e Portokallisë si një humorist që ka bërë të qeshin jenicerët e tij me imitimin sulltanit kryesocialist.
Bufoni i Sorosit i hodhi dorashkën humoristit të “Portokallisë”, duke sfiduar hapur kënetën, në përzgjedhjen e humoristit. Në fund të fundit humoristi i Portokallisë përfaqëson një spektakël në nivel lokal, ndërkohë që Bufoni i Sorosit është disa shkallë më lartë dhe spektaklet e tij kanë sukses në nivel ndërkombëtar.
Bufoni i Sorosit, si figurë humoristike e spektaklit ndërkombëtar, përballet me humoristin lokal të “Portokallisë” në një duel simbolik për dominimin në kënetën politike shqiptare. Kjo përballje nuk është thjesht për të qeshur, është një luftë për legjitimitet, për kontrollin e ironisë dhe për të përcaktuar se kush ka të drejtën të tallet me pushtetin.
Në njërën anë kemi Bufonin e Sorosit, një figurë që nuk është thjesht një sajesë, por një simbol i spektaklit të sponsorizuar, i performancës politike me skenografi ndërkombëtare. Ai nuk shfaqet në studio lokale, por në samite, dasma me Alex Sorosin, takime me JD Vance, dhe skena ku Bufoni përjashtohet me shkelma nga tryezat e Trumpit. Bufoni i Sorosit është një aktor i rangut të lartë, që nuk ka nevojë të imitojë Ramën, se ai është vetë Sulejmani Ram, bashkëautor i performancës globale ku Shqipëria shfaqet si “kopshti eksperimental i Sorosit”.
Bufoni i Sorosit vazhdon spektaklin e tij në skena më të mëdha. Ai nuk ka nevojë të përballet me humoristin e Portokallisë. Ai është pjesë e një rrjeti që përfshin fluturime drejt Shqipërisë, takime të fshehta dhe një prani konstante në skenat ku politika shqiptare lidhet me organizata të strukturuara mafioze. Ai është spektakli që nuk ka nevojë për batuta, sepse vetë ekzistenca e tij është një bufonatë e madhe, është Bufoni më perfekt që po gajas ndërkombëtarët.
Bufoni i Sorosit përballë humoristit të Portokallisë dhe tragjedia e Hyremit të Sulejmanit
