Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Po shkelin kontratat”/ Protesta e minatorëve të Spaçit, reagon kompania: Duhet të rikthehen menjëherë në punë
Pasi dhjetëra minatorë në Spaç të Mirditës, prej datës 8 tetor kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit dhe janë ngritur në një protestë, ka reaguar sërish kompania koncesionare turke TETE Albania. Përmes një njoftimi për mediat, TETE Albania e ka konsideruar protestën e minatorëve si të jashtëligjshme, pasi sipas tyre punonjësit kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe legjislacionin në fuqi. TETE Albania shton se janë të gatshëm që të dëgjojnë kërkesat e punonjësve dhe i fton për herë të fundit që të rikthehen menjëherë në detyrë. Kompania thekson se kthimi në punë përbën hapin e parë drejt normalizimit të situatës dhe stabilitetit të përgjithshëm. “Që nga data 8 tetor 2025, brenda kompanisë TETE ALBANIA TUNNEL AND MINING Sh.A. është zhvilluar një grevë e...