Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Historia e lashtë dhe misterioze e fjalës abrakadabra
Nga Tom Metcalfe Fjala abrakadabra shpesh sinjalizon se diçka magjike pritet të ketë ndodhur, ndonjë transformim ndoshta, ose të paktën ndonjë rreng. Fjala vetë është e çuditshme, por tashmë është bërë një shenjë pothuaj universale e asaj që mendohet se është e pamundur. Ndërsa ekspertët debatojnë mbi origjinën e saktë të abrakadabrës, fjala është pa dyshim e lashtë. abrakadabra shfaqet për herë të parë në shkrimet e Quintus Serenus Sammonicus më shumë se 1800 vjet më parë, si një ilaç magjik kundër etheve, një gjendje potencialisht vdekjeprurëse në një epokë para antibiotikëve dhe simptomë e malaries. Ai ishte mësues i fëmijëve që më vonë do të bëheshin perandorët romakë Geta dhe Caracalla, dhe pozita e tij e privilegjuar në një familje fisnike e pasur i...