“Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

“Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish”/ Apeli i Papa Leo XIV: Bota ka etje për paqe!

“Mjaft luftërave!” Është ky ishte apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit!” tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.  Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje.  “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë...