Mbi 2500 policë mësyjnë favelat e Rios, 64 të vdekur nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë mësyjnë favelat e Rios, 64 të vdekur nga operacioni kundër bandave në Brazil

Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku janë përfshirë 2,500 oficerë policie dhe 32 automjete të blinduara. Një burim nga zyra e guvernatorit të shtetit i konfirmoi numrin e viktimave mediave braziliane, duke bërë me dije se mes viktimave janë edhe katër oficerë policie. Operacioni më vdekjeprurës policor në Brazil vjen vetëm disa ditë para se Rio de Janeiro të presë ngjarje të mëdha të lidhura me konferencën për klimën COP30. “Ne qëndrojmë të vendosur kundër narkoterrorizmit”, shkroi guvernatori Claudio Castro në mediat sociale, duke njoftuar operacionin në favelat Alemão dhe Penha. Operacioni u përshkrua nga qeveria si më i madhi i kryer ndonjëherë kundër bandës Comando Vermelho. Të paktën...