Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me ngjarjet e fundit të kësaj të marte, ku janë shënuar 3 viktima dhe një plagosur në vende të ndryshme të Shqipërisë. Tre vrasje me thikë, në Berat, Tiranë dhe Durrës si dhe një i plagosur nga një atentat me tritol në Shkodër. Ky është bilanci i sotshëm për të cilën PD-ja thotë se kemi të bëjmë me frikë dhe terror. Deklaratë e Partisë Demokratike: Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris...