Ekspertët: Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Ekspertët: Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Kosova E Martë, 28 Tetor 2025 20:11 Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, tha për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, pasi shoqëria civile në vend i bëri thirrja asaj t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri. “Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën. Ai shtoi se Osmani “do t’i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht...