KPA pushon çështjen ndaj prokurorit të njohur, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit të njohur, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shpalli sot vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, prej nga mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë i tij. Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo anëtarë. ‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 55/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023 të...