Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Letër-porosi nga SHBA/ Prova e re e SPAK “përplas” Ilir Metën me gjyqtaren Gjoka
Vajtja në kohë e Monika Kryemadhit në gjykatë, ku do të niste shqyrtimi paraprak i dosjes penale të SPAK ndaj saj e ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, nuk e shpëtoi seancën e së martës në Gjykatën e Posaçme. Gjyqtarja paraprake Irena Gjoka ndërpreu seancën pak minuta pas nisjes për shkak të mungesës në sallë të avokatit të të pandehurës Kryemadhi. Por më herët, një provë e re e prezantuar nga SPAK ngjalli debat të fortë mes palëve. Prokurorët relatuan se bëhej fjalë për përgjigjen e një letër-porositë dërguar në SHBA në lidhje me pagesat e kryera për kontratën e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të vitit 2017. Avokatët në proces kundërshtuan me forcë administrimin e shkresës si provë, në një kohë që hetimi i...