“Shqipëria ka dështuar”/ Standardet e BE-së, flet Këlliçi: Qeveria nuk garanton siguri, janë investuar më shumë se…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në Takimin e njëzetë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian.
Në fjalën e mbajtur, deputeti demokrat tha se Shqipëria ka dështuar në integrimin e energjisë së rinovueshme. Më tej Këlliçi tha se referuar studimeve të Institutit Vjenez, Shqipërisë i duhen më shumë se 100 vite të arrijë standardet e BE në infrstrukturë dhe mjedis.
“Shqipëria dështon në integrimin e energjisë së rinovueshme. Shqipëria ka shfrytëzuar 50% të potencialit të saj, hidroenergjetik.
Nga viti 2015 në sektorin energjetik janë investuar më shumë se 2 milionë euro por rrjeti nuk siguron siguri. Aktualisht Shqipëria nuk garaton siguri në aspektin e rregullimit.
Referuar Institutit Vjenez të Studimeve rezulton se Shqipërisë i duhen më shumë se 100 vite për të mbërritur në standardet e BE sa i përket infrastrukturës dhe Mjedisit. Sa i përket qeverisë, duhen 64 vite”, deklaroi Këlliçi.