Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Kriminelët të hanë kokën’/ Thirrja e Ballukut në SPAK, reagon ish-deputeti: Po i ndodh partisë së tij, shprehja e…
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar hetimin nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të një “lufte të brendshme” brenda Partisë Socialiste. Sipas Maliqit, zhurma që u krijua pas publikimit të raportit të OSBE-së ka nxitur zhvillime të reja politike dhe hetimore. “Sa i përket rastit të Ballukut, mendoj se u bë një zhurmë pas raportit të OSBE-së. Ka një indicie dhe kam dëgjuar Arben Ahmetajn me akuza të shumta ndaj Ramës dhe Ballukut që po dalin. Është një luftë brenda llojit në PS”, tha ai. Duke komentuar më tej situatën në mazhorancë, Maliqi shtoi: “Mendoj se shprehja e Ramës, që nuk vendos dot rend e siguri në Shqipëri, ku thoshte se ‘kriminelët të hanë kokën’, tani po ndodh brenda...