Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(EMRAT) U grabitën 4.7 mln euro italianëve përmes Call Center-ave, dënohen me burg 16 persona
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen penale kundër 16 të pandehurve, të njohur si grupi i Call Center-ave, të cilët përfituan 4.7 milionë euro duke mashtruar shtetasit italian përmes platformave online. Bruno Çobo dhe grupi i tij akuzoheshin nga SPAK për “mashtrim kompjuterik” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas vendimit u dhanë dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim efektiv, pas aplikimit të uljes me 1/3 për shkak të procedurës së shkurtuar për anëtarët e grupit. DËNIMET KRYESORE: • Bruno Çobo, i konsideruar si një nga drejtuesit e grupit, u dënua përfundimisht me 8 vite burgim, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. • Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani...