Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shkodër/ Vrau me thikë gruan, 57-vjeçari amerikan i jep fund jetës brenda qelisë së burgut (EMRI)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Sipas njoftimit zyrtar, ai u gjet ende me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Koplikut, por pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. Saporito, me shtetësi amerikane, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës. Brandon Saporito masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten e 2 majit 2025. Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. U raportuar se turisti amerikan e kreu krimin në gjendje...