I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje/ Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje/ Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, foli për blerje votash.  Edhe pse i dënuar vetë për korrupsion në zgjedhje kur kandidoi si kryebashkiak në Himarë, Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR faktori se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave, për zgjedhjet e 11 majit.  “Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit.   Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për...