Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Bruno Çobon, i ekstraduar nga Dubai për mashtrime me call centerat në vlerën e miliona eurove dhe për grupin e tij. Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
1.2. Në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
1.3. Të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
1.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
2.3. Të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
3.3. Të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
4.7 mln euro mashtrime me Call Center/ GJKKO jep dënimin për grupin e Bruno Çobos
