Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve
Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet. Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes. “Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza. /vizionplus.tv