“Janë duke gatuar diçka për vete”,Alibeaj ‘shpërthen’:Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesa personale

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, ndaj kreut të SPAK Altin Dumani se është bashkëpunëtor i Ramës.
I ftuar në një studio televizive, Aliabeja tha se akuzat e deputetëve opozitarë janë alogjike. Sipas tij, nuk mund të jesh bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë që ka marrë nën hetim disa zyrtarë të lartë të mazhorancës.
Ai tha se ka bindje të plotë se SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama.Janë alogjike, sepse nuk më duket normale që të jesh në krah të Ramës dhe të procedosh zv.kryeministrin, ish-deputetin Bllako, ish-ministrat Koka dhe Beqja, të procedosh ish-kryetarin e bashkisë Veliaj dhe nga ato që thonë mediat, zv.kryeministren Balluku. Cdo gjë mund të jesh, vetëm avokati i ramës jo. A do vi momenti që do procedohet edhe i zoti i punës? Rigurisht, por një gjë mund ta them me siguri, që mund të krijohen edhe ide të gabuara. Një gjë mund ta them sot me bindje, SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi’
Ndërsa për pyetjen që u shtrua dje në seancën plenare, se pse nuk hetohet Rama, Alibeja tha se deputetët opozitarë kërkojnë që barazohet skena politike, por theksoi se drejtësia nuk ecën me Alibeajn.
‘Parë në një këndvështrim tjetër, pse nuk krijohet barazi? U godit Berisha, pse mos të goditet edhe Rama? Mendja e arsyeshme fillojnë dhe të mendojnë, nuk është drejtësi ajo që ecën me barazinë. Ajo është vetë politizim. Ajo cfarë do të duhet të tregojë se ëhstë i pavarur, për mua SPAK-u e ka treguar, është sa herë ka ardhur një kallëzim, ka kryer hetime’, tha Alibeaj.
Ndërsa i përket ndryshimit të Kushtetutës, Aliabeja tha se është një ide mes Ramës dhe Berishës. Alibeaj tha se kryeministri dhe kreu i opozitës po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale dhe jo për atë të Shqipërisë.
“Mund të rendis një sërë arsyesh pozitive dhe negative. Ju e thatë me të drejtë, se për herë të parë jepet ideja për ndryshimin e Kushtetutës nga përfaqësuesi i opozitës, por mos harrojmë që për herë të parë e ka dhënë kryeministri. Duket se është ide mes Ramës dhe Berishës. Kur foli Rama atëherë nuk iu dha shumë zë. Fakti me numrat e shumtë që Rama ka, ta merrni seriozisht idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Fakti që edhe partneri i tij e thotë këtë gjë, duket se është një ide, por nuk është një ide e ndershme. Janë duke gatuar diçka në interes të tyre dhe kundër interesit. Cilat janë arsyet? Tani të pretendosh nga zoti Rama, i cili ka marrë mandatin e 4 dhe merr mandate dhe duke marrë parasysh një sërë skandalesh që e kanë gërryer por ky sërish merr më shumë mandate, tregon se nuk është interesi i Shqipërisë që e gërryen për të ndryshuar Kushtetutën. Ndërsa Berisha, ka një sërë hesapesh nga mënyra sesi është sjellë politikisht, por edhe të qasjes së shtetit që ka pasur, të paktën në 4 vitet e fundit nga sistemi i drejtësisë, duket se janë duke gatuat dhe i kanë vota për të gatuar diçka në kurriz të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe interesit publik. Ideja është për ngritjen e Senatit, shumica e vendeve të BE-së kanë nga dy dhoma, por ka diçka për të kuptuar nëse është e sinqertë apo jo”, tha Alibeaj.