Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ajo kërkon të gjesh alibi”/ Nën hetim nga SPAK, reagon ashpër Alibeaj: Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje
Enkelejd Alibeaj i ftuar në një studio televizive, ka komentuar edhe raportimet se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Alibeaj tha se Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje pasi e ka detyrim ligjor. Sipas tij, kur ka nisje të hetimeve, ka dy beteja, ajo me drejtësinë dhe me opinionin publik. “Unë di të them këtë, që nëse është e vërtetë, që SPAK ka nisur për procedim penal, një këshillë modeste nga një jurist për zyrtarët, shkon në SPAK dhe zbatoni ligjin. Nga përvoja ime, di të them që drejtësia mund të ecë me hapa të vegjël, por nuk ngec asnjëherë. Është një thënie franceze, që drejtësia mund t’i ketë sytë e mbyllur, por mund ta gjejë gjilpërën në kashtë. Sjellja...