Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpriti në Tiranë përfaqësues nga DG TAXUD dhe të gjitha palët e CEFTA-s, në takimin e parë zyrtar të Trupit Këshillimor për Bashkëpunimin Doganor në Klasifikimin Tarifor dhe Rregullat e Origjinës.Në fjalën e hapjes, Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli theksoi rëndësinë e këtij momenti për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian:“Krijimi i këtij Trupi Këshillimor është një nga arritjet më të rëndësishme të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, duke ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një mjedisi më të parashikueshëm për tregtinë,” u shpreh ai.Takimi shënoi gjithashtu përmbylljen me sukses të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, gjatë së cilës u arritën rezultate të rëndësishme në:– Zbatimin e rregullave të reja të origjinës (PEM Convention)– Njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO)– Bashkëpunimin doganor në tregtinë elektronike (e-commerce) dhe shkëmbimin digjital të të dhënave përmes SEED+– Zgjerimin e “Green Lanes” për lëvizje më të shpejtë të mallrave në rajon dhe me BE.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Mblidhet në Tiranë Trupi Këshillimor i CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor
