Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri pas goditjes me thikë (Emri)
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike. Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë. Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit. Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.