Në Marinzë, në ditën e 14-të të grevës së urisë, kanë mbetur vetëm 7 naftëtarë. Tre të tjerë janë detyruar të tërhiqen për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Naftëtarët kërkojnë rritjen e pagave por deri me tani asnjë negociatë nuk është arritur me kompaninë kineze “Bankers Petroleum”, e cila vijon normalisht punën në vendburim.
Dritan Rrapushi shprehet se “pavarësisht tkurrjes, ne do të vazhdojmë kauzën tonë deri në fund. Madje do të denoncojmë publikisht abuzimet e kompanisë ‘Bankers Petroleum’.”
Eduart Selami tha se“Ne presim mbështetje nga shteti. Ose është me ne, ose me kinezët. Nuk po na mbështet asnjë institucion.”
Në Spaç të Mirditës, minatorët ndodhen në ditën e 17-të të protestës. Kompania turke “Tete Albania” nuk e njeh sindikatën e krijuar prej tyre, e cila do të siguronte paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Të enjten, minatorët kanë paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit, në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.
“Do protestojmë tek Parlamenti”/ Naftëtarët e ‘Bankers’ dy javë në grevë, ende asnjë reagim nga institucionet
