Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi, e ka cilësuar si fitore në luftën kundër korrupsionit marrjen e zv.kryeministres Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, për abuzime me tenderat.
Drejtoresha e Përgjithshme e “Focus Media News”, Dhurata Çupi tha se duke u vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë, luftohet pandëshkueshmëria dhe minimizohet abuzimi me pushtetin dhe taksat e qytetarëve.
Më tej ajo theksoi se zyrtarët e lartë duhet të mendojnë 2 herë firmën, korrupsionin dhe nuk duhet të abuzojnë me atë karrige dhe taksat e qytetarëve.
“Është fitore e qytetarëve së pari në luftën kundër korrupsionit. Duke hetuar 2 zv/kryeministra, ministra, duke hetuar kryetarë bashkish patjetër që do të minimizohet edhe efekti i abuzimit me tenderit me buxhetin e shtetit.
Duke hetuar znj.Balluku, z.Ahmetaj, ministrat i jep një përgjigje të mirë pandëshkueshmërisë në vendin tonë ku zyrtarët e lartë duhet të mendojnë 2 herë firmën, duhet të mendojë 2 herë korrupsionin, që duke qëndruar në karrige nuk duhet të abuzojnë me atë karrige, nuk duhet të abuzojnë me taksat e qytetarëve”, tha ajo në një emision televiziv.
“Asnjë pushtetar i paprekshëm”, Çupi pas hetimit të Ballukut: Zyrtarët të mendojnë dy herë para se të abuzojnë
