Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak avokatin e Kryemadhit
Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili në fillim të këtij muaji dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore (5 milionë lekë të vjetra) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje. Mungesa e Llanajt në procesin gjyqësor të dosjes ‘Meta’ u bë shkak për shtyrjen e radhës të seancës paraprake këtë të martë në GJKKO. Më 10 tetor Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë pasi ky i fundit nuk e lejoi të hynte në gjykatë pasi nuk ishte i informuar që avokati ishte thirrur në këtë institucion.