Ballkani në kërkim të… njeriut

Ballkani në kërkim të… njeriut

RCC hap në Tiranë ditët e kapitalit njerëzor 2025”: Talenti nuk është luks, por kusht mbijetese për rajonin Tiranë – Në një kohë kur truri po eksportohet më shpejt se çdo mall tjetër, Ballkani Perëndimor po kërkon mënyra për të ndalur “largimin e trurit”. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) hapi sot në Tiranë Ditët e Kapitalit Njerëzor 2025, një forum dy-ditor që bashkon qeveritë e rajonit, Komisionin Evropian, sektorin privat, akademinë dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar sesi investimi te njerëzit mund të bëhet çelësi i rritjes dhe konkurrueshmërisë së qëndrueshme. Në hapje, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović, e përkufizoi shkurt dhe prerë sfidën e rajonit: “Rajoni ynë nuk po humbet fabrika apo teknologji, po humbet njerëzit – motorin që mban gjithçka tjetër...