Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Vështrim për romanin “Saga e Lepajve” e Lutfi Lepajës
Nga: Agron GërguriNjë rrëfim romanesk që trajton estetikisht “saktësinë e pasaktësisë” dhe prek mendjen e fjetur mbi kujtesë. Lëvizjet nëpër kohë atje këtu, mendim, emocion, ndjenjë reagim lojë – përjetim si një minierë e shkrimit me begati mineralesh që janë fjalë, shprehje të kuptueshme që të bëjnë prezent edhe aty ku nuk je sepse autori nganjëherë nuk të lë t’i hysh në rrëfim nga xhelozia dhe egoizmi. Ai lëviz nëpër ngjarje duke shpërfaqë një kulturë jete ngërthyer me kulturën e leximit si një pasuri letrare të cilën e shndërron në materie romani duke e afirmuar jetën bukulike si nivel qytetrimi i tradicionales të cilën e nxjerr nga kujtesa. Romani “Saga e Lepajve” mund të përkufizohet si “neorealizëm eseistik” bazuar në dokumentaritet të “projektuar” përplot më figuracione që bëhen mesazhe.“Kalërimin”...