Një krim i rëndë brenda familjes është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, në zonën e Shkallnurit.
Djali ka vrarë me thikë babain 70-vjeçar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht nga policia bëhet me dije se djali është me probleme mendore.
Deri më tani, nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës dhe autorit.
