Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u shënua mesditën e kësaj të marte.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori është Marian Kodheli 25 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë babain e tij Pjetër Kodheli 69 vjeç.Lexo edhe :Related Posts
Autori, i cili dyshohet që të jetë me probleme të shëndetit mendor, pas ngjarjes së rëndë është larguar.
Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
