Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vrau babain, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRAT)
Ka zgjatur vetëm 2 orë arratia e 25-vjeçarit Marian Kodheli, i cili rreth orës 13:00 të kësaj të marte vrau me thikë babain e tij, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli. Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi ka bërë me dije se i riu është arrestuar nga policia, për tu shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. 25-vjeçari, sipas policisë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur”, njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv