Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Me tren nga Durrësi në Rrogozhinë, ja çfarë ka planifikuar Qeveria
Procedurat për sigurimin e financimit të nevojshëm për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt finalizimit. Komisionet parlamentare kanë miratuar 2 kredi nga 30 mln euro, që do merren nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për këtë projekt. Pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, teksa marrëveshja tashmë ka kaluar në parlament. Linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë është pjesë e korridorit VIII, teksa rehabilimi i saj parashikohet të përmirësojë ndjeshëm transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Më herët është bërë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i kësaj linje hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2028, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h