Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet sot në konferencën me gazetarët, nëse do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi PS ka kërkuar ulje të numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Pyetje: Dje në Kuvend u ngritën dy Komisionet e Posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen. Nga artikulimet që është bërë nga mazhoranca ka deri tani dy kërkesa për këto reforma, uljen e numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. A jeni ju i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë?
Sali Berisha: Ka dhe një mënyrë tjetër që është e kahershme, është 25, 30 vite më parë qe vendi të bëhet me dy dhoma. Të ketë dhomën e lartë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord për këtë, sepse sado pak por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si institucion frenues atëherë i bën të mirë vendit. Senati është i dobishëm.Nuk ka asgjë për prekje kushtetute. Reformat janë, por nëse është problem për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks ne, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm, jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për kushtetutë.
A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë? Ja si përgjigjet Berisha: Dakord nëse…
