‘Asnjë provë e re nga Amerika’, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

‘Asnjë provë e re nga Amerika’, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatit të Monika Kryemadhin. “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik. Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as...