Nga Memfis në Romë, udhëtim në zemrën e qytetërimeve antike

Qytetet e botës antike ishin qendra të fuqishme që formësuan qytetërimin, duke u bërë themel i kulturës, tregtisë dhe zhvillimit politik.Ato ishin vende ku lindën perandori, u ndërtuan tempuj madhështorë dhe ku arti e filozofia lulëzuan.Në Egjipt, Memfis ishte kryeqyteti i parë, themeluar rreth vitit 3100 p.e.s. nga Menesi, me tempuj kushtuar zotit Ptah dhe vendi ku u kurorëzua Aleksandri i Madh.Pas tij, Teba u bë qendra e Perandorisë së Re, e lavdishme për tempujt e Karnakut dhe Luginën e Mbretërve, ku preheshin faraonët më të mëdhenj të Egjiptit.Në Mesopotami, Nineveh ishte zemra e Perandorisë Asiriane nën Sennacheribin dhe Ashurbanipalin, e njohur për pallatet dhe bibliotekën me 30 mijë pllaka balte.Babilonia e Nebukadnezarit II ishte simbol i pasurisë dhe lavdisë, me Portën e Ishtarit dhe Kopshtet e Varura që hynë në histori.Në Greqi, Athina u bë djepi i demokracisë dhe filozofisë perëndimore. Qyteti i rindërtuar nga Perikliu pas pushtimit persian u bë qendër arti e dije, me Akropolin dhe Partenonin si simbole të përjetshme.Në Persi, Persepolisi mishëronte fuqinë e mbretërve Darius e Kserks, me pallatet dhe relievet monumentale që dëshmonin madhështinë e perandorisë.Aleksandri i Madh e dogji në vitin 331 p.e.s., duke shënuar fundin e epokës akamenide.Pas pushtimit të Egjiptit, Aleksandri themeloi Aleksandrinë, që u bë një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë.Me Bibliotekën e saj të madhe dhe Farin e Aleksandrisë, ajo u shndërrua në qendër të dijes dhe tregtisë në Mesdhe.Në Afrikën e Veriut, Kartagjena, e themeluar nga fenikasit, ishte perandori detare dhe qendër tregtare e pasur, deri kur u shkatërrua nga Roma pas Luftërave Punike në 149 p.e.s.Në kulmin e saj, Roma ishte zemra e botës së lashtë.Nga Republika te Perandoria, ajo ndërtoi amfiteatrot, forumet dhe rrugët që mbetën modele për qytetërimin perëndimor. Megjithë rënien në vitin 476 të e.s., ndikimi i saj mbetet universal.Trashëgiminë romake e trashëgoi Konstantinopoja, “Roma e Re”, themeluar nga Kostandini i Madh në vitin 324.Me muret e Theodosit dhe Hagia Sofinë, ajo mbeti për më shumë se një mijëvjeçar qendra e botës bizantine dhe më vonë e Perandorisë Osmane.Këto qytete nuk ishin vetëm qendra politike apo ushtarake, por laboratorë të qytetërimit. Aty lindën idetë e demokracisë, arkitekturës monumentale, shkencës dhe tregtisë që përcaktuan rrjedhën e historisë njerëzore.Qytetet e botës antike mbeten dëshmi të përjetshme të aspiratës njerëzore për madhështi dhe njohuri.Qytetet më të mëdha të botës antike:MemfisTebaNinevehBabiloniAthinëPersepolisAleksandriKartagjenëRomëKonstantinopojë/ The Collector, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.