Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Lionel Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Është ende herët për të vendosur
                            Lionel Messi ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026, por pranon se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Kapiteni i Argjentinës tha në një intervistë për rrjetin amerikan NBC se gjithçka do të varet nga forma e tij fizike dhe dëshira për të qenë i dobishëm për kombëtaren. “Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të isha në një tjetër Botëror,” – u shpreh Messi. “Dua të jem në formën më të mirë dhe të luaj një rol të rëndësishëm për skuadrën time. Do të vendos vetëm nëse do të ndihem 100% gati.” 38-vjeçari po kalon një sezon të mirë me Inter Miami, skuadër me të cilën sapo ka rinovuar kontratën, ndërsa më herët këtë vit udhëhoqi Argjentinën...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   