Krim brenda familjes në Durrës, djali vret me thikë babain, detaje nga ngjarja e rëndë

Krim brenda familjes në Durrës, djali vret me thikë babain, detaje nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali ka vrarë me thikë babain 70-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se djali Marjan Kodheli vuan nga probleme mendore. 70-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.