Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Djali vrau me thikë babanë, policia jep detaje: Krimi ndodhi në banesë! Po punohet për kapjen e 25-vjeçarit
Policia e Durrësit jep detaje për krimin e ndodhur në familje ku djali vrau pak më parë me thikë babanë. Sipas policisë krimi ndodhi në banesë, ndërkohë që uniformat blu po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.