(EMRAT)‘Sky ECC’ zbërthen rrjetin e korrupsionit në drejtësi, SPAK çon për gjykim gjashtë persona! Ja akuzat

(EMRAT)‘Sky ECC’ zbërthen rrjetin e korrupsionit në drejtësi, SPAK çon për gjykim gjashtë persona! Ja akuzat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim ndaj shtetasve: Musa Gjikola, Klodjan Muça, Sokol Masha, Erjon Dani, Emiljano (alias Millan) Roçi dhe Vilson Roçi, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.  Gjithashtu, është provuar se i pandehuri Erjon Dani, në kohën e ngjarjeve me detyrë zëvendësshef...