SPAK ka gjetur prova të reja? Reagon Meta: Gënjeshtër e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme

SPAK ka gjetur prova të reja? Reagon Meta: Gënjeshtër e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të pretendimeve se në dosjen ndaj tij janë shtuar prova të reja të ardhura “nga Amerika”, duke e cilësuar gjithë këtë si një “gënjeshtër të fabrikuar” nga SPAK. “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të...