Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Demokratët takohen me delegacionin e Stabilizim-Asocimit, Bardhi: Diskutuam për raportin e ODIHR
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaroi pas takimit me delegacionin evropian të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, se u diskutua për raportin e ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Bardhi shtoi se eurodeputetët u informuan për ato që i quajti “tentativa të maxhorancës për të zhbërë parlamentarizmin”. Njoftimi i plotë i kreut të grupit parlamentar: Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti dhe Elda Hoti, zhvilluan një takim me delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim–Asociimit BE–Shqipëri, të kryesuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio. Gjatë takimit, biseda u përqendrua në kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Deputetët e Partisë Demokratike vlerësuan rëndësinë e...