Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte! Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë shtypi tha se, pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin Troplini, dje kapitulluan pa kushte para shqiptarëve. “Dita e djeshme regjistrohet në analet e parlamentit shqiptar si dita e kapitullimit pa kushte të pseudomazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës, mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini. Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju dje në një teatër tragjikomik patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, të shkelë Kushtetutën e vendit vetëm nën diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë...