SHBA-Japoni marrëveshje për mineralet, kryeministrja Sanae Takaichi: Do nominoj Trump për Nobelin e paqes

SHBA-Japoni marrëveshje për mineralet, kryeministrja Sanae Takaichi: Do nominoj Trump për Nobelin e paqes

Gjatë vizitës së udhëheqësit amerikan në Tokio, Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lavdëruan “epokën e artë” të raporteve mes vendeve. Ata nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla. Takaichi, gruaja e parë kryeministre në Japoni lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, tha Shtëpia e Bardhë. Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”. “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministrat më të mirë,”  tha Donald Trump,...