Ekspozita “Fraktura”, integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike

Ekspozita “Fraktura”, integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike

Ekspozita “Fraktura” nga tetë artistë në muzeun “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Ekspozita vjen si një reflektim artistik mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet e reja në të tashmen tonë. Artistët pjesëmarrës: Berina Kokona, Fabrizio Bellomo, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Kristanja Çene, Ardian Isufi, Ena Bulku dhe Altin Çelmeta. Ekspozita është e kuruar nga Elton Koritari që shprehet se “Fraktura 2025” integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike, në një nga hapësirat më simbolike të Tiranës: Muzeu “Shtëpia e Gjetheve” ku janë mbajtur peng shumë shpirtra të lirë.  Sipas tij, titulli i ekspozitës nënkupton thyerjen metaforike jo thjesht në trup, por në mendjet tona, në realitetin kolektiv dhe si pasojë e një regjimi diktatorial,...