Raportimi i SPAK në Kuvend/ Berisha nuk kursehet: Dumani fliste si i kapur

Raportimi i SPAK në Kuvend/ Berisha nuk kursehet: Dumani fliste si i kapur

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani. Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’. “Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt. I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare....