Promovohet në Prishtinë libri “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë” i Fatmir Toçit

Promovohet në Prishtinë libri “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë” i Fatmir Toçit

Shtëpia botuese “Botimet Toena”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, organizon promovimin e librit “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”, të autorit të njohur Fatmir Toçi. Në këtë ngjarje kulturore do të diskutojnë personalitete të shquara të letrave shqipe: Prof. Xhavit Beqiri, Prof. Bajram Kosumi, Akademik Ali Aliu,si dhe vetë autori i librit, Fatmir Toçi. Promovimi do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë. Ngjarja do të shoqërohet edhe me një program artistik, që do t’i japë mbrëmjes një frymë festive dhe kulturore në nder të trashëgimisë arbëreshe dhe lidhjeve të saj të thella me identitetin shqiptar. Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e librit, studiuesit dhe publikun e gjerë të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor....