Atentati me tritol ndaj 38-vjeçarit në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Postribë, dyshohet se i përket autorëve

Atentati me tritol ndaj 38-vjeçarit në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Postribë, dyshohet se i përket autorëve

Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Tatimeve, ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari ka ndezur makinën. Disa orë pas ngjarjes, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autori ose autorët e atentatit është gjetur i djegur në zonën e Postribës. Buzukja është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve./vizionplus.tv