Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet më të mëdha të verës Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në jug të vendit, ku më të goditurat rezultojnë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Konispol. Të dhënat zyrtare zbulojnë një bilanc dramatik, me dëme të mëdha në banesa, ullishte, pyje dhe blegtori. Në Delvinë, janë regjistruar 16 banesa të djegura, një kishë dhe 5 automjete të përpirë nga flakët. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe kanë shkatërruar plot 69,965 rrënjë ullinj. Humbjet nuk kanë munguar as në blegtori, me 30 dele, 3 mushka, 45 hektarë pyje dhe 622 kosherë bletësh të zhdukur nga zjarri. Në Finiq, dëmet janë po...