Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Pa qeveri dhe pa buxhet, Kosova drejt krizës ekonomike
Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe i mandatuar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet. Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë. Kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro. Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Dështimi në zgjedhjen e qeverisë ndodhi pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk arriti t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.Për kabinetin e ri qeveritar votuan vetëm 56 deputetë, kundër ishin 48, ndërsa katër deputetë abstenuan.Ky dështim mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare....