Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Persekutimi i Erion Veliajt”, dy zyrat ligjore me seli në Londër e Nju Jork: Akuzat u stisën për ta ‘djegur’ politikisht
Dy zyrat ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë publikuar sot raportin e dytë, të përditësuar, lidhur me çështjen e ndalimit të tij nga SPAK. Raporti i përditësuar e cilëson mbajtjen e Veliajt në paraburgim si persekutim politik të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe “shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj tij”. Sipas Raportit, Veliaj mbahet në paraburgim, ndonëse nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, dhe as paraqet rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut. Raporti thekson se paraburgimi i pajustifikuar i Veliajt ka shërbyer si pretekst për ta larguar atë nga detyra në mënyrë antikushtetuese. Në raport shprehet...