PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë zyrtare për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar, pas zbulimeve mbi keqpërdorimin e fondeve IPARD, të destinuara për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Kjo nismë vjen si reagim ndaj raportit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF), i cili evidenton abuzime sistematike me fondet e Bashkimit Europian. 45 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor. Sipas dokumentit, OLAF ka zbuluar abuzime me 33 milionë euro nga programi IPARD II, përmes kontratave të manipuluara, çmimeve të fryra dhe detyrimit të aplikantëve për të paguar kompani të caktuara konsulence. Këto gjetje kanë sjellë pezullimin e programit IPARD III, me vlerë 112 milionë euro, duke rrezikuar mbështetjen financiare për fermerët shqiptarë.   Shkresa e PD drejtuar...